Lajme

Kështu u prit në Kosovë ish-ushtari i UÇK’së, i liruar pas 13 vjetësh burgim në Serbi (Video)

By FerizajPress

August 18, 2017

Sigurisht që shumë familjarë e miq të ish-ushtarit të UÇK’së i janë gëzuar lajmit për lirimin e tij, e për këtë ata e kanë pritur me muzikë e valle kthimin e tij në atdhe pas 13 viteve.

Në një video të publikuar nga familjarët e Anton Lekajt, shihet takimi i ish-ushtarit me familjarët e tij, duke i dëshiruar mirëseardhje.

Gjakovari ishte arrestuar më 17 gusht të 2004’ës në Mal të Zi, e më vonë ishte ekstraduar në Serbi për t’iu caktuar dënimi një vit pas.

Ish-ushtari i UÇK’së e ka vuajtur dënimin deri në ditën e fundit, pa u amnistuar asnjë ditë.