Lajme

Kështu tallet Edi Rama me Messin e Ronaldon, pas eliminimit nga Botërori [Foto]

By FerizajPress

July 01, 2018

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar në rrjete sociale ndeshjet e ditës së sotme të Botërorit ‘Rusia 2018’. Ai me këtë rast ka ironizuar me dy futbollistët më të mirë, pra për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon me rastin e eliminimit të kombëtareve të tyre, (Argjentinës & Portugalisë). Pasi këta të fundit u eliminuan nga faza e 1/8-tës  e botërorit nga Franca respektivisht Uruguaji, transmeton Indeksonline. Kryeministri shqiptar ka postuar një fotografi në Facebook duke u tallur kështu me futbollistët në fjalë. “Ku do i shohim ndeshjet te shpia ime apo e jotja?”, thuhet në shkrimin e fotografisë të publikuar nga Rama në Facebook. Ndryshe, Messi së bashku me Argjentinën u eliminuan nga Franca me rezultat prej 4-3, ndërsa Ronaldo dhe ekipi i Portugalisë ndaj Uruguajit me rezultat prej 2-1./Indeksonline/