Duke filluar nga Blic, Kurir, Novosti e kështu me radhë, ballinat i kanë me urrejtje ndaj Kosovës dhe luftë propaganduese të nxitur nga kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan lajmi.net.
Pasi që gjatë ditës kishte lajme të llojllojshme për kinse ndërhyrjen e ROSU në veri për ta rrënuar murin dhe pas takimit urgjent në Rashkë, zjarri propagandues serb vazhdon fuqishëm edhe nesër.
Në këto ballina shihen tituj se si shqiptarët janë të gatshëm për luftë, se si do t’i detyrojnë serbët dhe Serbinë ta njohin pavarësinë e Kosovës, etj etj.
Pra, rrënimi i murit në Mitrovicë që pritet të bëhet së shpejti dhe nga vet serbët e ka çuar peshë Serbinë edhe në aspektin e propagandës mediale. Muri do të rrënohet, këtë e tha sonte edhe Vuçiqi.
Më poshtë mund ti shiheni ballinat e gazetave serbe për të premten. /Lajmi.net/