Ferizaj

Kështu i shënon mjeshtri i kafesë ditët e Epopesë së UÇK-së

By FerizajPress

March 05, 2018

Ferizaj.05.03.2018. Sot në Prekazin Legjendarë kanë filluar ditët e Epopesë së UÇK-së.

Por edhe në Ferizaj një mjeshtër i kafesë këtë e ka filluar sot qysh në orët e mëngjesit ta shënoj në një mënyrë të veçantë. Ai ka filluar që klientëve tu ofroi kafe me një ide kreative. Fatlum Spahiu në kafetë e mëngjesit ka shërbyer klientët me kafe ku kishte shenjën e UÇK-së dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari. “Ishte kjo një mënyrë që të përkujtohet ajo Epope e Lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, të cilat ngjarje ndërruan rrjedhën historike të popullit shqiptarë” ka thënë Fatlum Spahiu.