FerizajPress

Kështu i shënon mjeshtri i kafesë ditët e Epopesë së UÇK-së

Ferizaj.05.03.2018. Sot në Prekazin Legjendarë kanë filluar ditët e Epopesë së UÇK-së.

Por edhe në Ferizaj një mjeshtër i kafesë këtë e ka filluar sot qysh në orët e mëngjesit ta shënoj në një mënyrë të veçantë.
Ai ka filluar që klientëve tu ofroi kafe me një ide kreative.
Fatlum Spahiu në kafetë e mëngjesit ka shërbyer klientët me kafe ku kishte shenjën e UÇK-së dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari.
“Ishte kjo një mënyrë që të përkujtohet ajo Epope e Lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, të cilat ngjarje ndërruan rrjedhën historike të popullit shqiptarë” ka thënë Fatlum Spahiu.

Exit mobile version