Ferizaj

Kështu festuan disa të rinjë ferizajas përvjetorin e Pavarësisë edhe në Bansko të Bullgarisë

By FerizajPress

February 17, 2019

Një grup të rinjësh  nga Kosova ,në mesin e të cuilëve edhe katër nga Ferizaj, përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës e shënuan edhe në qendrën e skijimit në Bansko të Bullgarisë.

Ata për këtë festë kishin marrë edhe flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë të cilët gati gjatë tërë kohës i valvitën  nëpër këtë qendër të skijimit.

Por si duket kjo u pengojë disa skijatorëve nga Serbia të cilët  edhe  reaguan me këtë rast.

“Kemi skijuar gjatë tërë ditës  kështu. Patëm disa probleme  me disa të rinjë serb të cilët na thanë se po i provokojmë  por në fund gjithçka përfundoj në mënyrë paqësore” tha  Taulant Buzhala, njëri nga të rinjtë ferizajas.