Gjendja e rrugëve në komunën e Ferizajt ende është e vështirësuar.
Pas shpalljes se gjendje emergjente në hapjen e rrugëve janë angazhuar edhe shumë makineri të kompanive private të cilat po punojnë në hapjen e rrugëve por ende paraqiten vështirësi në komunikacion.
Gjendje e vështirë paraqitet edhe nëpër fshatra të Ferizajt të cilat sipas raporteve nga tereni shumë rrugë janë të pakalueshme nga sasia e madhe e borës.