Kultura-Arti

Kështu duket Ferizaj pak para përfundimit të Festivalit Ndërkombëtarë  të Muraleve (Foto)

By FerizajPress

September 21, 2016

Në ditën e fundit të Festivalit Ndërkombëtar të Muraleve  po bëhen përgatitjet e fundit që ato të përfundojnë.

Artistët të cilët që nga 16 shtatori  kanë filluar  punën në    muralet I’u janë ofruar përfundimit të tyre.   Në këtë Festival përveç pikturave  të rregullta  kësaj radhe  u bënë edhe piktura tredimensionale , grafite dhe  vendosja e mozaikut.

Artisët do të punojnë deri në orët e mbrëmjes   dhe në fund ,ora  20:00 është  ceremonia e mbylljes së Festivalit të Parë Ndërkombëtarë të Muraleve në Ferizaj.

Festivali i muraleve është një risi jo vetëm në Ferizaj por edhe në rajon. Është një Festival Ndërkombëtarë ku morën pjesë  10 artistë të huaj  dhe 25 artistë  tanë.