Ferizaj.06.01.2017. Në orët e mbrëmjes rrugët e Ferizajt edhe pse me vështirësi janë të qarkullueshme.
Gjatë ditës por edhe në mbrëmje makinat për pastrimin e borës larguan borën nga rruga por rënia e vazhdueshme ka bërë që ato ende te jenë të mbuluara me shtresa të borës.
Komunikacioni po e bëjnë më të vështirë edhe temperaturat e ulta të cilat po humbin efektin e kripës.
Sipas Shtabit për Emergjenca puna është duke vazhduar edhe gjatë natës kur edhe numri I makinave të parkuar është më i vogël rreth trotuareve.