Ferizaj

Kështu do të duket Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj

By FerizajPress

August 15, 2019

Pas zhvendosjes së Spitalit të Ferizajt pritet që edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj të ndërrojë lokacionin.

Edhe pse ende nuk ka ndonjë prononcim zyrtarë ka zëra që Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare të ndërtohet në lokacionin afër ish Fabrikës së Vajit.

Për këtë iniciativa e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, për ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së ka gjetur përkrahje dhe mbështetje financiare nga Ministria e Shëndetësisë dhe së shpejti do të fillojë ndërtimi i tij.

Më 14.08.19, në sallën Kuvendit Komunal në prani të drejtorit të DSHMS-së, të drejtorëve të tjerë komunalë dhe stafit menaxherial të QKMF-së, u prezantua projekti i cili ka rëndësi të veçantë për shëndetësinë ferizajase dhe banorët e komunës sonë.

Projekti për konsultim do të prezantohet edhe para anëtarëve të Këshillit Profesional të QKMF-së .