Me ceremoni të thjeshtë, e pa shumë zhurmë, Atifete Jahjaga ishte inauguruar, befasishëm, presidente e shtetit, më 2011.
Mirëpo, krejtësisht ndryshe, ajo po e lë detyrën, pesë vjet më pas.
Jahjaga, të premten, ia jep në mirëbesim presidencën Hashim Thaçit, në një inaugurim të paparë deri tashti në praktikën institucionale të shtetit të Kosovës .
Ceremonia që po thuhet se do të jetë madhështore, bëhet në sheshin “Skënderbe”.
Me shumë gjasë, modeli është marrë prej shteteve tjera të botës, sepse pak a shumë si Thaçi, ishte inauguruar presidentja e re kroate, Kolinda Grabar-Kitanoviq, në ditën e të dashuruarve, vitin e kaluar. Për ardhjen e saj në krye të shtetit u shkrepën edhe gjyle topi.
Me shumë pompozitet ishte inauguruar katër vjet më parë edhe presidenti aktual francez François Hollande. Bile këtë të fundit se pat ndaluar as shiu i 18 majit 2012 ta përshëndesë popullin.
Ndryshe prej francezit, për amerikanin Barack Obama pat mbretëruar mot i ftohtë, janarin e vitit 2013, kur ishte rizgjedhë president i Amerikës.
Ai ishte parë si një shpresë e madhe për vazhdimin e për ndryshimeve të mëdha në këtë shtet, prandaj kishte shumë interesim për ta ndjekur inaugurimin e tij. /Klan Kosova/
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=9LrM3onuKx8?feature=oembed]