Lajme

Këshilltarja e kryeministrit kritikon Ahmetin për qeverisjen në Prishtinë

By FerizajPress

March 02, 2017

“Dështimet evidente në të gjitha fushat e jetës, Shpend Ahmeti po përpiqet t’i fshehë pas një autoveture. E turpshme, jodinjitoze dhe fyese në raport me qytetarët, qasja e Ahmetit ndaj kryeqytetit në katër vitet e fundit, të cilat lirisht mund të konsiderohen vite të humbura për Prishtinën”, ka thënë Dumoshi.

Reagimi i Dumoshit vjen pas lajmit të publikuar në disa media se Ahmeti ka deklaruar se veturën Audi Q7 që e përdorte Mustafa sa ishte kryetar do ta vë në shitje në shesh.

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka zyrtarizuar kandidatin për garën për të parit të kryeqytetit, por Vlora Dumoshi është në mesin e personave më të përmendur për një gjë të tillë.

Ndër emrat e tjerë të përmendur janë edhe ish-kryetari Ismet Beqiri, shefi i Kabinetit të kryeministrit Mustafa, Sokol Havolli e ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Zgjedhjet lokale mbahen në vjeshtën e këtij viti.