“Është i njohur fakti që kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në vend që të punojë nga zyra në të mirë të qytetarëve, gjithmonë iu ngjitet protestave të dhunës dhe kaosit që bëjnë pjesëtarët aktivë të dhunshëm të Vetëvendosjes. Deri dje mbrojti çdo veprim të gazit lotsjellës, të bombardimit të Parlamentit me “zolla”, të nxjerrjes me dhunë të qytetarëve nga vetura, të përleshjeve me policinë e Kosovës, duke kontribuar në rrënimin e kryeqytetit, e sot u bë zëdhënës i një grupi të vogël studentësh që “trimërisht” ia mësyn kishës serbe në Kampusin e UP.
Shpendi më me qejf thumbon postimet e Presidentit të Kosovës, i cili me të drejtë prononcohet kundër veprimeve vandale dhe harron se kështu ai përkrah veprimet e zollaxhinjve, atyre që kërcënojnë sigurinë familjare të drejtorit të RTK-së, atyre që në emër të bindjeve politike nga Skandinavia deri në Greqi, Kosovën e kanë identifikuar si vend ku hidhet gazi lotsjellës dhe ku Parlamenti goditet me zollë”.