Pas komunikatave të fundit të bëra nga FOR, Këshilli për të Drejtat e Nxënësve KDN në Ferizaj ka dhënë dorëheqje nga ky Forum. KDN përmes një komunikatë ka bërë të ditur edhe arsyet ë dorëheqjes nga FOR.
Këshilli për të Drejtat e Nxënësve KDN, pas deklaratave të FOR jepë dorëheqje nga ky forum për arsye se: Kryetari i më hershëm Jeton Ibrahimi pati lidhur një bashkëpunim me FOR në të mirë e Rinisë së Ferizajt, e jo të njollosjeve.
Jemi dëshmitar të deklaratave pa vend dhe pa pyetur anëtarët e tjerë, por deklarojnë krye në vete, nuk e dimë se me çfarë të drejte Milaim Nuhiu jep deklarata në emër të Organizatave Rinore.
Sa është legjitim ky Forum? Sa kanë njohuri për proceset?
Sa kemi njohuri për Rrjetin e OJQ-ve AVONET kur e dimë se AVONET në të shumtën e rasteve punon dhe ka punuar vullnetarisht .
I nderuar Milaim sa e njeh AVONET-in? Sa e njeh z. Kenan Gashi?
Jemi dëshmitar të kaluarës për punën dhe proceset të cilat i ka udhëhequr dhe vazhdon ti udhëheqë AVONET në të mirë të qytetarëve.
I nderuari Milaim është mirë ti thërrasësh mendjes dhe të punosh me ide të mira në të mirë të Rinisë, jo të biesh pre e profiterëve të pozitave, e të mundohesh të njollosësh punën e më shumë se një dekade të një rrjeti siç është AVONET dhe personalitetin e një njeriu i cili ka bërë dhe vazhdon të bëjë shumë të mira për qytetarët e Ferizajt siç është Z. Kenan Gashi.
Me rrespekt KDN , 20 maj 2016 Ferizaj