Lajme

Kerry, kërkesë talebanëve për ta nisur procesin e paqes

By FerizajPress

April 09, 2016

​Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ku SHBA-ja po merr pjesë gjerësisht me anë të përpjekjeve të vazhdueshme për vendosjen e paqes në Afganistan, duke u drejtuar thirrje talebanëve për të nisur procesin e paqes, gjatë një konference shtypi në Kabul me presidentin afgan, Ashraf Ghani.

“Kemi biseduar rreth qëllimit tonë të përbashkët, për fillimin e bisedimeve të paqes me talebanët”, deklaroi Kerry në përfundim të takimit me Ghani-n.

“Ne i bëjmë thirrje talebanëve për të hyrë tashmë në një proces paqeje për dhënien fund të konfliktit që po shkatërron Afganistanin prej vitit 2001”, shtoi ai.