Lajme

Kerry e Vuçiq bisedojnë për marrëdhëniet Kosovë – Serbi në Bruksel

By FerizajPress

July 18, 2016

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot në Bruksel do të bisedojë me sekretarin amerikan të Shtetit për, siç njoftojnë medie serbe, “hapat e dëshirueshëm e më të prekshëm në normalizimin e marrëdhënieve Beograd – Prishtinë” dhe për konfirmimin e rrugës së Serbisë drejtë anëtarësimit në BE.

Këto, sipas burimeve diplomatike të B92, janë dy temat kryesore të takimit Kerry – Vuçiq.

Pritet që në takim të shqyrtohet edhe stabiliteti në Ballkan pas gusht shtetit të dështuar në Turqi, transmeton Koha.net.

Takimi Kerry- Vuçiq në Bruksel ndërlidhet me vizitën ndihmësekretares amerikane Victoria Nulland në Prishtinë e në Beograd në javën e shkuar.