Në ministrinë e arsimit sot u prezantua Raporti i të Gjeturave që ka të bëjë me hulumtimin dhe anketimin e realizuar me subjektet ndërmarrëse të tregut të punës si dhe Institucionet e Arsimit dhe Aftësimi Profesional.
Aty u paraqiten të arriturat dhe përgjegjësit e institucioneve për aftësimit profesional.
Nga përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit u tha se deri më tani është bërë punë e mirë por vendit i mbetët që të bëjë akoma punë në mënyrë që të gjithë nxënësit që janë pjesë e shkollave profesionalë të gjejnë një vend punë.
Poashtu, në këtë prezantim u paraqiten edhe kërkesat për punë në rajonet e ndryshme të Kosovës.