SBASHK-u, përmes një komunikate për media, i është drejtuar MASHT-it dhe institucioneve të Kosovës nga të cilat kërkon krijimin e mekanizmave ligjorë për pensionimin para kohe të punëtorëve arsimorë me sëmundje të rënda. “Nëse institucionet do ta kundërshtonin e pengonin përpjekjen e MASHT-it për një ligj lidhur me uljen e moshës së pensionimit për të gjithë të punësuarit në Arsimin Parauniversitar me arsyetimin se do të jetë numër i madh i atyre që vullnetarisht do ta shfrytëzonin këtë të drejtë dhe se kërkohen shumë mjete buxhetore, atëherë Ministria e Arsimit do të duhej të krijonte mekanizma ligjorë për pensionimin që tani të punëtorëve arsimorë me sëmundje të rënda”, thuhet në komunikatë.
SBASHK-u këtë çështje e ka ngritur vazhdimisht në shumë takime dhe nuk beson se institucionet e as ndonjë individ do ta kundërshtonte pensionimin e parakohshëm të punëtorëve arsimorë me sëmundje të rënda, pasi numri i tyre nuk është i madh.