Ferizaj

Kërkohet paraburgimi i një të mituri nga Shtimja, dyshohet se ka dhunuar një djalë të mitur

By FerizajPress

July 12, 2025

Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj një të mituri, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 10.07.2025, rreth orës 13:00 në fshatin Gllavicë, të Shtimës, saktësisht në një pyll, i mituri me përdorimin e forcës, e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarin, po ashtu i mitur, i gjinisë mashkullore.

“I mituri, që nga data 11 korrik 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit, gjendet nën masën e ndalimit për veprën penale të lartëcekur” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.