Ferizaj

Kërkohet paraburgim ndaj një personi për rastin e 50 vjeçarit në Bibaj

By FerizajPress

March 03, 2021

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së para burgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurit B.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 21 shkurt 2021, në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, në parkingun e pompës së derivateve “Hib Petrol”, i pan dehuri B.SH., me dashje i ka shkaktuar lëndim të rëndë tru por tani të ndjerit A.L., ku pas një fjalosje, i njëjti e godet me grusht në fytyrë, me ç’rast si pasojë e kësaj goditje rrëzohet në tokë-beton dhe pëson lëndime tru pore dhe si pasojë e lëndimeve të pësuara i njëjti ndërron jetë.

Me këto veprime dyshohet se i pan dehuri B.SH., ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë tru por” për të cilën gjendet në ndalim 48 orësh.