Ferizaj

Kërkohet një muaj paraburgim ndaj Xhabir Zharkut

By FerizajPress

December 15, 2019

Prokuroria Themelore në Ferizaj bën të ditur se ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit kundër Kërkohet një muaj paraburgim ndaj Xhabir Zharkut, i cili gjendet në ndalim që nga data 14 Dhjetor 2019.

Sipas kërkesës së Prokurorisë të dorëzuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri Xh.Zh., me datë 23 tetor 2008 në Kaçanik dhe më 10 Shkurt 2010, si person zyrtar- Kryetar i Komunës së Kaçanikut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për organizatën e biznesit dhe shkaktimit të dëmit të Komunës së Kaçanikut, ka shpërdoruar pozitën e tij zyrtare, me të cilën do të kryente veprën penale ˝Shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimi”.