Ferizaj

​Kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e një të zhdukuri në Ferizaj

By FerizajPress

February 01, 2025

Policia e Kosovës në Ferizaj kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të ndihmuar në gjetjen e një personi të zhdukur.

Siç njofton Policia Rajonale e Ferizajt, më 29.01.2025, familjarët kanë raportuar Bekim Shaban Vari, i lindur më 01.03.1987, është larguar nga shtëpia në fshatin Pleshinë e Ulët të Ferizajt më 22.01.2025, rreth orës 17:00 dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Karakteristikat e personit të zhdukur janë: Ngjyra e flokëve, e zezë, gjatësia 1.85 cm, pesha, 90 kg, veshmbathje, pallto me kapelë, ngjyrë e gjelbër.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë kërkime të vazhdueshme, por ende nuk ka arritur ta gjejë. Për këtë arsye, kërkojmë ndihmën e qytetarëve: Kushdo që ka informacion lidhur me vendndodhjen e tij, të kontaktojë policinë në stacionin më të afërt, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose në numrat e telefonit:📞 192📞 0290/326-250📞 0290/322-406Çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet të plotë