Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka pritur në takim anëtarët e komisionit parlamentar për punë të jashtme me ç’rast është kërkuar intensifikim i punës së tyre, sidomos në procesin e liberalizimit të vizave.
Kryetari i këtij komisioni, Elmi Reçica, ka thënë se puna e heqjes së vizave është komplikuar.
Anëtari i këtij komisioni Pal Lekaj, ka thënë se përkundër faktit se demarkacioni është kusht për liberalizim vizash, ata propozojnë që procesi i shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi të kthehet në pikën zero, njofton Klan Kosova
The post Kërkohet më shumë punë për procesin e liberalizimit të vizave appeared first on GazetaBlic.