Policia e Kosovës ka arrestuar 25-vjeçarin e dënuar me 12 muaj burgim për keqpërdorimin e fëmijëve në pornografi.
Në njoftimin për media thuhet se ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve ne pornografi” me dënim burgimi prej 12 muajve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë.