Në kuadër të operacionit të koduar “LEISTUNG” u arrestua Arben Pershqefni, 45 vjeç, banues në Laç, Kurbin.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Torino, Itali, me vendim nr. 3385/11 N. 627/R.G.APP, datë 25.10.2011, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelje të ligjit mbi drogën në bashkëpunim” të parashikuar nga nenet 110 i Kodit Penal Italian dhe neni 73 i Dekretit 309/90”, sqaron policia.
Këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur dhe 4 vjet e 3 muaj e 27 ditë burgim. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për ndjekje të mëtejshme.
The post Kërkohej në Itali për trafik droge, arrestohet në Lezhë appeared first on Lajminet.