Lajme

Kërcënojnë nacionalistët: Do të derdhet gjak nëse Talat Xhaferi drejton Parlamentin

By FerizajPress

March 12, 2017

 

Sipas kësaj organizate ky plan është arritur në Strugë mes terroristit Ali Ahmetit dhe ministres shqiptare Mimi Kodheli.

“Në këtë mënyrë, cdo vendim i marrë nga presidenti për gjengje të jashtëzakonshme apo luftë patjetër duhet të kalojë në Parlament, ku shumicën do ta kenë elementet anti-shtetërore dhe anti-maqedonase. Pastaj plani B parasheh krijimin e qeverisë pa mandatin e presidentit dhe atentat mbi atë, që të mundet në mënyrë ‘ligjore’ kryeparlamentari shqiptar ta udhëheq Maqedonisë.

Atëherë protestat qytetare do të përfundojnë me dhunë dhe gjak mbi popullin maqedonas”, thuhet në reagim.

Nga kjo organizatë kërkojnë që Ivanov dhe VMRO-ja të gjejnë një mënyrë për të mos lejuar këtë skenar i cili rrezikon shtetin, si dhe ftojnë qytetarët që ta bllokojnë Parlamentin e Maqedonisë.