Lajme

Kenia: Gjykata bllokon mbylljen e kampit më të madh në botë

By FerizajPress

February 09, 2017

Urdhri për mbylljen e kampit Dadaab dhe riatdhesimin e detyrueshëm të rreth 260,000 refugjatëve somalezë që jetojnë atje, është dhënë vitin e kaluar.

Qeveria e Kenias, e cila e mori vendimin e mbylljes së kampit për arsye sigurie, tha se po për të njëjtat arsye do ta apelojë vendimin.

Sipas qeverisë, grupi terrorist somalez “Al Shabab” kishte planifikuar sulme ndaj Kenias nga brenda këtij kampi.