Kjo verë është parashikuar si e freskët që në fillim të stinës. Sipas parashikimit të Meteoalb deri në fund të Korrikut, vranësira dhe shira të përkohshëm shfaqen kryesisht në zonat malore veriore, por kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë pjesën më të madhe të vendit. Për të gjithë ata që kanë vendosur të pushojnë pranë detit nuk ka vend për panik, pasi nuk parashikohen reshje shiu, por temperaturat edhe në pjesën e dytë të Korrikut pritet të jenë lehtësisht mbi vlerat tipike mujore duke shënuar maksimume rreth 33°C, ndërsa në fare pak ditë, temperaturat maksimale do të shënojnë deri 35°C. Me një vlerësim paraprak të Meteoalb nuk ka sinjale për periudha të nxehta disa ditore as gjatë pjesës së dytë të Korrikut 2018. /albeu.com/