Coco është fëmija i tretë i Williams Robbie Williams ka thyer heshtjen e tij në lidhje me fëmijën e tij të tretë për të cilën nuk kishte dhënë asnjëherë informacione, por megjithatë u pranua nga bashkëshortja e tij Ayda Field që pranoi ta rris atë. Coco është fëmija i tretë i Williams. Këngëtari i “Angels” i tregoi të përditshmes britanike, tabloidit “The Sun” se është qesharake se si e gjithë familja janë përkushtuar për ta rritur beben. “Eshtë qesharake, sapo bënë ndokush ndonjë gjë dhe zhurmë ne mendojmë për beben dhe themi: ‘shhh beba po fle”, ka thënë ai. Williams, i cili ka edhe dy fëmijë të tjerë me bashkëshorten tha se ata nuk xhelozojnë për fëmijën që babai i tyre ka sjellë në shtëpi, nga një grua tjetër. “Në fakt ata e duan shumë dhe shpesh e ledhatojnë sikur të ishte një arushë e vogël”, ka thënë Williams. Çifti Williams ka shokuar fansat kur ka postuar në Instagram fotografinë e bebes së tretë që ka lindur nga një aferë jashtëmartesore të këngëtarit.