Ferizaj

Këngët më të klikuara të artistëve shqiptarë për vitin 2020

By FerizajPress

January 01, 2021

Këto janë këngët më të klikuara shqiptare për vitin 2020.

Pasi ky vit thuajse bllokoi industrinë e muzikës për një kohë të shkurtër, artistët shqiptarë ishin ata që nuk hoqën dorë nga pasioni i tyre për prurje të reja, shkruan lajmi.net.

YouTube vazhdon të cilësohet si njësia matëse e sukseseve, ku me anë të saj mësojmë se artistët shqiptarë u bëjnë konkurrencë bindshëm atyre ndërkombëtar.

“PP”, “Malli”, “Panorama”, “Edhe ti” dhe “Angst” janë 5 këngët të cilat janë dëgjuar më së shumti nga publiku shqiptar gjatë vitit 2020.

Një bashkëpunim i cili radhitet si i pari në këtë listë vjen nga Mozzik dhe Kida me duetin e tyre “Paranojë/Pishman” të cilët erdhën mjaft fuqishëm duke grumbulluar 52 milionë klikime për 6 muaj.

Kidda është një nga artistët i cili sigurohet që gjithmonë të sjell diçka interesante dhe thuajse asnjëherë deri tash nuk ka dështuar, projekti i titulluar “Malli” grumbulloi 40 milionë klikime teksa erdhi më ndryshe nga tjerët ngase ishte një këngë kushtuar dashurisë.

Dyshja e famshme Ardian Bujupi dhe XhensilaMyrtezaj u rikthyen edhe këtë vit me një ‘superhit’ veror “Panorama”, e cila u dëgjua thuajse gjatë gjithë kohës kështu duke grumbulluar 44 milionë klikime për vetëm 6 muaj.

Në vendin e 4 radhitet Tayna dhe Mozzik me bashkëpunimin e tyre “Edhe ti” , i cili u pëlqye shumë nga publiku shqiptar ku edhe mblodhën 37 milionë klikime breda vitit.

Në vendin e 5 të kësaj liste vjen Loredana me këngën e saj “Angst”, e cila u pëlqye mjaft shumë thuajse si çdo prodhim tjetër muzikor nga Lori.

Vlen të theksohet se shumë artistë shqiptarë kanë depërtuar përtej trojeve shqiptare me talentin e tyre të veçantë ku edhe puna e tyre po vlerësohet mjaft shumë./Lajmi.net/