Kultura-Arti

Këngë korale kushtuar Shën Terezës në Ferizaj

By FerizajPress

December 09, 2016

Me 15 këngë korale të gjitha kushtuar Shën Terezës në kishën katolike “Engjulli i Rojës”, artedashës të shumtë, përfaqësues të kulturës, qytetarë dhe nxënës përcollën korin e shkollës së muzikës “Prenk Jakova ” nga Prishtina me dirigjente Adelina Ndreca-Kolaj dhe korin e vajzave të shkollës se muzikës ” Çesk Zadeja” nga Ferizaj me dirigjenten Lindita Isufi e cila njëkohësisht ishte edhe organizatore e kësaj ngjarje se bashku me përgjegjësin për kulturë Sabri Pajazitin. Në këtë koncert u prezantuan këngë korale të kompozuara gjatë vitit 1990 ku koncerti i parë me po këto vepra u mbajt në vitin 1990 organizuar nga shoqata e kompozitoreve në Ditët e muzikës Kosovare dhe përgatitur nga dirigjenti ferizajas Ramadan Ramadani. Veprat që publiku i mirëpriti dhe i duartrokiti gjatë ishin të kompozitorëve tanë si L. Antoni, Z. Ballata, M. Mengjiqi,R. Dhomi ,V. Gjini,M. Piperku,R. Ramadani, P. Badivuku,Gj. Gjevelekaj,S. Gjinali,V. Mjeda, S. Ballata. Koret me interpretim briliant me zëra engjullorë dëshmuan përgaditjen e lartë profesionale. Bashkëpunimi, sipas dirigjenteve, mes dy koreve të shkollave të muzikës “Prenk Jakova” Prishtinë dhe “Çesk Zadeja” Ferizaj do të vazhdojë edhe në të ardhmen me koncertet tjera. Dirigjentja e korit të vajzave Lindita Isufi për Ferizaj Press tha se kori vajzave është në vazhdim të përgatitjeve për pjesëmarrje në festivalin e koreve ballkanike në Gjakovë ftuar nga Akademik Raif Dhomi dhe Kampin Bonsteel, ku janë pjesëmarrës tash 16 vite. Ky koncert u mbështet nga Drejtoria për Kulturë,Rini dhe Sport në Ferizaj. Javën e kaluar koncerti me po këto kënge korale u mbajt edhe në Prishtine në Ditët e muzikës Kosovare organizuar nga Shoqata kompozitorëve.