Pandemia e Covid-19 ka prekur pak edhe dizajnerët e modës, por tani kur gjërat filluan të normalizohen, Lia Stubllën e pret një punë e lodhshme.
Porositë ka filluar ti shpërndajë, e këtë gjë e njoftoi përmes një postimi në Instagram.
Lia i falënderoi klientët për besimin e tyre, dhe i tha që t’i shijojnë porositë e tyre të cilat do t’i pranojnë së shpejti.
“E di që të gjithë kemi kaluar një kohë të vështirë këto muajt e fundit. E megjithatë, ja ku jemi! Ende bëjmë atë që duam më shumë. Faleminderit të gjithëve për besimin tuaj dhe shijoni porositë tuaja të cilat janë gjatë rrugës!
Qëndroni të sigurt, vishni LS!”, ka shkruar ajo