Para pak momentesh dy xhudistet kosovare, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova kanë mbërritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, ku janë pritur nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryetari i Komitetit Olimpik, Besim Hasani, si dhe qytetarë të shumtë.