Njoftimi i plotë:
Edhe pse KEK-u ka informuar Furnizuesin Publik KEDS/KESKO se bëhet fjalë për një devijim të shkurtër, si gjithmonë edhe kësaj radhe, furnizuesi publik KEDS/KESCO në mungesë të energjisë elektrike dhe në pamundësi të furnizimit të konsumatorëve me energji elektrike sipas pergjegjesis qe mban karshi tyre, thirret dhe raporton në emër të KEK-ut, pa pasu autorizim për këtë çështje.
Me këtë rast me apo pa vetëdije po zbeh të arriturat e KEK-ut dhe po i demotivon punëtorët të cilët po bëjnë të pamundurën për ti mbajtur termocentralet në operim edhe në këto temperatura jashtëzakonisht të ulëta.
Blloku A-4, ashtu si është njoftuar KEDS/KESCO ka pas një devijimi të shkurt, mirëpo, me angazhimin maksimal të ekipeve të KEK-ut është në operim dhe po prodhon sipas planit. /Lajmi.net/