Ferizaj.23.08.2018. Bizneset në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj sot janë shklyçur nga rrjeti pa kurrëfar paralajmërimi. Pronarët e bizneseve kanë provuar të kontaktojnë Qendrën e thirrjeve në KEDS për të mësuar arsyen e shkyçjes por nuk kanë marrë kurrëfarë përgjegje. Për këtë kanë reaguar pronar të bizneseve të cilët kanë dërguar edhe video në Ferizajpress. Një pronar i bizneseva është shprehur i revoltuar për mos përgjigjen e Qendrës së thirrjeve pas shumë tentimeve. “Çka nëse është ndonjë emergjencë dhe duhet një intervenim i shpjetë” pyet ky pronar i biznesit. Ndyshe një intervenim emergjent për ndërprerjen e rrymës ishte i nevojshëm, po në këtë rrugë, me rastin e zjarrit që kaploi një market.