Në kushte të vështira atmosferike, gjatë gjithë kohës mbi 550 punëtorë të KEDS-it janë vazhdimisht në terren që nga dita e djeshme. Ata po e sfidojnë të ftohtin, borën dhe erërat e forta me misonin e vetëm që të sjellin energjinë elektrike për konsumatorët anëkend Kosovës. Nga terrenet fushore, deri në bjeshkë, ata gjatë gjithë kohës janë në terren duke ndërruar shtylla, përcues dhe pajisje tjera përcjellëse të rrjetit, të dëmtuara nga erërat që po shkojnë deri në 100 kilometra në orë, njofton KEDS Rrjeti po goditet edhe nga faktorët tjerë ekstern si nga copëza të kulmeve, drunj të thyer e gjesënde tjera që kanë vështirësuar funksionimin dhe punën e tyre. Por, kjo nuk po I ndal. Falë punës së palodhshme të tyre, numri i prishjeve është përgjysmuar.