Lajme

KEDS-i le pa punë edhe vëllain e drejtorit të KEK-ut!

By FerizajPress

April 20, 2016

Në mesin e 80 punëtorëve që u larguan nga KEDS-i, me 5 Prill të këtij viti, ishte edhe Hamdi Gjuka, vëllai i drejtorit të KEK-ut, Arben Gjuka, raporton gazetablic.com

Gjuka, i larguar nga puna, tash e disa ditë ka mbetur i habitur me vendimin e KEDS-it. Në një bisedë telefonike për “Gazeta Blic” ai ka thënë se mos vazhdimi i kontratës së punës u bë pa asnjë arsye.

“Me 5 prill, me kanë thënë se më nuk të është vazhduar kontrata e punës, arsye për këtë nuk kam marrë”, ka thënë Gjuka

I pyetur nga “Gazeta Blic” se si ka qenë ai në raport me punën, për gjatë kohës sa ka punuar në KEDS, ai mohon të ketë pasur ndonjë vërejtje.

“Për gjatë kohës sa kam punuar nuk e kam pasur as një vërejtje të vetme në punë. Nuk e di për çfarë qëllimi me larguan”, ka thënë ai.

Pas largimit nga puna, Gjuka thotë se është duke bërë përpjekje që të rikthehet sërish në punë, përmes ankesave.

Ndërsa në KEDS njoftuan se kanë filluar rishikimin dhe vazhdimin e kontratave.

(Gazeta Blic)