Ferizaj

KEDS i dhuron shoqatës  FENIX dritare dhe dyer, ndihmë për ndërtimin e shtpive për nevojtarë

By FerizajPress

February 16, 2017

KEDS,Distrikti në Ferizaj i ka dhuruar shoqatës humanitare FENIX në Ferizaj material ndërtimorë,dritare dhe dyer, për ndërtimin ë shtëpive të familjeve në nëvojë

Ndihma dhuruar  kësaj shoqate sipas  udhëheqësit të shoqatës FENIX, Milaim Jashari,  është e mjaftueshme për afër 13 shtëpi.

Për këtë Jashari ka falënderuar mënaxherin e KEDS-it në Distriktin e Ferizajt,  Berat Lahu, që ka vendosur që këto material ti dhuroi në ndihmë par ata që kanë më së shumti për kulm mbi kokë.

‘Është një ndihmë  që kapë një vlerë të madhë  e që përbëhet nga dritare,të dimënsioneve të ndryshme,dyer dhe material përcjellës që është i mjaftueshëm  gati për 13 shtëpi.  Falënderojmë menaxherin e KODS-it në Ferizaj që këtë material  ka vendosur ta dhuroi si ndihmë për ndërtimin e shtëpive për nevojtarët. Falë  vullnetit të njerëzve të mirë ne këto ditë kemi filluar ndërtimin e shtëpisë së 197-të” ka thënë  Milaim Jashari