Lajme

KDS: Vdekjet në vendet e punës të trajtohen urgjentisht nga institucionet e vendit

By FerizajPress

October 09, 2018

Koalicioni për Drejtësi Sociale i ka dërguar sot letër proteste kryeministrit Ramush Haradinaj, kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe deputetëve të Kosovës, duke kërkuar që urgjentisht të adresojnë fenomenin e vdekjeve të shpeshta në vendin e punës dhe të marrin masa ndaj subjekteve që shkelin Ligjin e Punës dhe Ligjin për Siguri dhe Shëndet në Punë.

Kërkesa e koalicionit vjen vdekjes së Milazim Bajraktari (45), punëtor i ndërtimtarisë, i cili është viktima e dytë për dhjetë ditët e fundit që humbi jetën në vendin e punës.

“Është alarmante heshtja dhe mosveprimi institucional lidhur me këto raste tragjike si dhe mos ndëshkimi i bizneseve të sektorit të ndërtimtarisë, që e bëjnë të duket sikur sektor mafioz. Punëtorëve në Republikën e Kosovës duhet t’ju garantohet që vendi i tyre i punës nuk do të kthehet në vend të vdekjes. Nga këto vdekje, shumë fëmijë mbetën jetim, përderisa familjet duhet të vazhdojnë jetën në kushte tejet të rënda ekonomike, që janë pasojë e standardit të ulët të jetesës në vend, papunësisë së lartë dhe varfërisë së skajshme”, thuhet në letër.

Ndryshe, gjatë pesë viteve të fundit, 98 qytetarë kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës në sektorin e ndërtimtarisë.

Koalicioni për Drejtësi Sociale (KDS) u themelua në vitin 2015, me qëllim të  ndikimit dhe avancimit të drejtësisë sociale në Kosovë