Ferizaj

Katër vjet burg për posedim të drogës

By FerizajPress

November 15, 2018

Gjykata Themelore në Ferizaj, e ka dënuar me 4 vjet burgim dhe dënim me gjobë në shumë 2 mijë euro, personin me inicialet S.G, për shkak të veprës penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Gjykata ka vendosur edhe për konfiskimin e veturës së markës “Peugeot 307” si dhe telefonin “Iphone 8” që janë përdorur për kryerjen e veprës penale.

”I pandehuri S.G, akuzohet se në qershor të vitit 2018 në Ferizaj, gjatë një kontrolli nga ana e Policisë së Kosovës, përkatësisht Njësiti për Hetimin e Trafikimit me narkotik – Gjilan në bashkëpunim me njësinë në Ferizaj, në shtëpinë të cilën e mbikëqyr i pandehuri, është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 30 kg, të cilën substancë i pandehuri e kishte poseduar në mënyrë të paautorizuar me qëllim shitje apo shpërndarje”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Informim të Gjykatës së Ferizajt.