Ferizaj

Katër të vdekur dhe 203 raste të reja me coronavirus në Kosovë, 21 raste të reja në Ferizaj

By FerizajPress

July 12, 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se të shtunën janë testuar gjithsej 419 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 203 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 4.715 raste nga 27.723 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Po ashtu të shtunën kanë vdekur katër persona duke çuar numrin e viktimave në 101. Ndërkaq janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.227 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.387. Rastet pozitive sipas komunave: Komuna Prishtinë 75 raste; Komuna Gjilan 28 raste; Komuna Ferizaj 21 raste; Komuna Fushë Kosovë 11 raste; Komuna Lipjan 11 raste; Komuna Podujevë 8 raste; Komuna Viti 6 raste; Komuna Mitrovicë 6 raste; Komuna Drenas 5 raste; Komuna Kamenicë 4 raste; Komuna Malishevë 4 raste; Komuna Vushtrri 4 raste; Komuna Skenderaj 4 raste; Komuna Gjakovë 3 raste; Komuna Shtime 3 raste; Komuna Pejë 3 raste,; Komuna Obiliq 2 raste; Komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast; Komunat: Deçan, Prizren dhe Shtërpce.