Lajme

Katër të arrestuar akuzohen për terrorizëm

By FerizajPress

April 09, 2016

Katër nga gjashtë të arrestuarit e ditës së premte për sulmet e muajit të kaluar në Bruksel, janë akuzuar për vepra terroriste.

Nga këta të akuzuar kryesori është Mohamed Abrini, i cili akuzohet edhe për sulmet e Parisit që lanë të vdekur 130 persona nëntorin e vitit të kaluar, transmeton Klan Kosova.

Prokurorët nuk e kanë konfirmuar nëse Abrini ishte “njeriu me kapelë”, që është sulmuesi i tretë në aeroportin e Brukselit.

Sulmet e marsit në kryeqytetin belg që ndodhën në aeroport dhe metro lanë të vdekur 32 persona.