Lajme

Katër prokurorë pranuan çmimin për drejtësi “Sali Çekaj”

By FerizajPress

April 13, 2016

Me propozimin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Ministria e Drejtësisë në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë në ndërtimin e sistemit të pavarur të drejtësisë në Kosovë, iu ndau Çmimin për Drejtësi “Sali Çekaj” prokurorëve: Drita Hajdari, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Admir Shala, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Fikrije Fejzullahu nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili ua dorëzoi sot prokurorëve çmimin e ndarë nga Ministria e Drejtësisë, i falënderoi këta prokurorë, duke vlerësuar dhe çmuar punën dhe angazhimin e tyre të palodhshëm në ndërtimin e sistemit të pavarur prokurorial dhe në forcimin e sundimit të ligjit në vendin tonë. Ministria e Drejtësisë çdo vit ndanë Çmimin “Sali Çekaj”, me qëllim të promovimit dhe shpërblimit të punës së individëve në fushën e drejtësisë në Kosovë, për kontributin e dhënë në avancimin e çështjeve ligjore me rëndësi, promovimin e të drejtave të njeriut, për arritjet e reja në fusha të ndryshme të drejtësisë, promovim të sundimit të ligjit dhe të arritura tjera.