Disa zyrtarë policor të Stacionit Policor në Ferizaj janë vetë-izoluar pasi të njëjtit janë rikthyer nga vendet e jashtme si Gjermania, Italia e Zvicra në Kosovë.KALLXO.com mëson se numri i policve të vetë-izoluar është katër.
KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Drejtorin e Rajonit të Policisë në Ferizaj, Emin Beqiri. I njëjti i ka konfirmuar KALLXO.com se“Realisht ata janë duke respektuar rregullat dhe vendimet që janë dhënë dhe janë marrë nga ana e Qeverisë së Kosovës. Kjo është bërë për shkak që të sigurohet. Nuk mund të ju them se janë katër për një e di munden me qenë edhe zyrtarë të tjerë që kanë probleme të tjera shëndetësore. Ata janë duke qëndruar në shtëpitë e tyre në vetë-izolim”, tha Beqiri.
Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës janë marrë një sërë vendimesh në lidhje me parandalimin e përhapjes së coronavirusit.Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim edhe që të gjithë personat që kthehen në Kosovë nga vendet e jashte dhe ku ka raste të raportuar me coronavirus të vetë-karantinohen për 12 ditë në mënyrë që të parandalohet përhapja dhe rreziku i virusit corona.