Lajme

Kater persona lëndohen në një aksident në Mitrovicë

By FerizajPress

April 05, 2016

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku në Mitrovicë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Në aksident, sipas PK’së, ka qenë e përfshirë vetëm një automjet i drejtuar nga një burrë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar ngasësi dhe tri femra, të cilët janë dërguar për tretman në QKUK.