Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se numri i rasteve me COVID-19 në shkolla ka filluar të rritet, ku vetëm kjo komunë ka vetëm katër nxënës dhe dy mësimdhënës që kanë rezultuar pozitiv me këtë virus dhe se nuk ka pasur nevojë për mbyllje të tërësishme të atyre shkollave.
“Jo nuk ka pasur nevojë të mbyllen… sepse ne nuk kemi pasur raste të shumta me Covid-19, në fakt tashmë i kemi vetëm dy mësimdhënës që janë aktiv me Covid-19, dhe katër nxënës që janë pozitiv me Covid, që tregon se nuk ka pasur nevojë, dhe nuk ka nevojë, por ajo që ne kemi bërë dhe që po bëjmë vazhdimisht është apelimi i respektimit të masave dhe çdo shkollë është është e obliguar dhe janë duke i marrë të gjitha masat dhe veprimet në mënyrë që të ketë mbrojtje nga Covid-19”, thotë Aliu për KP.
Ai shton se për mësimdhënësit dhe nxënësit që kanë rezultuar pozitiv me këtë virus, janë marrë masat e izolimit dhe se janë bërë testime ndaj personave që kanë pasur kontakt me të infektuarit dhe të gjithë kanë rezultuar negativ.
“Janë marrë masa të izolimit dhe sigurisht se priten testime për komunikimet që ata kanë pasur, por sipas rezultateve që kanë ardhur kanë rezultuar negative rastet tjera, kështu që ka bërë më të lehtë menaxhimin e situatës në këto shkolla ku kemi pasur raste me të prekur me covid-19”, ka thënë Aliu