Sipas njoftimit për media, gjatë ditës së sotme do të mbahet takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur ku do të prezantohen aktivitetet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, të realizuara gjatë vitit 2016.
Ndërsa, komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme do të diskutojë rreth programit të Kosovës për reformat në ekonomi 2017-2019.
Gjithashtu, sot mblidhet edhe komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, ku do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të punës së Komisionit për vitin 2016 dhe orientimet kryesore për vitin 2017.
.