Dje në një takim të mbajtur nga PAI, dega në Ferizaj është bërë publike aderimi i katër degëve të PDAK-së në PAI.
Me këtë rast kryetari i PAI-së Hetem Arifi duke ju uruar mirëseardhje të aderuarëve ka thënë se PAI është parti e hapur për të gjithë , duke u zotuar së do të bashkëvendosin me të gjithë në të mirë të kmunitetit.
Ndërsa Gani Elshani , në emër të të aderuarëve ka thënë se kanë ikur nga PDAK-ja pasi sipas tyre PDAK është parti e uzurpuar.
“PAI duket se është një parti më serioze dhe për këtë kemi përkrahur statutin dhe programin e juaj që është në të mirë të komunitetit” ka thënë Elshani.
Subjektit politik të PAI-së iu bashkua edhe njëri ndër aktivistët më të vjetër të PDAK-së z. Afrim Misini me ç’rastë shprehu hapur paknaqësit me udhëheqjen e PDAK-së nga ana e tyre.
Kryetari i degës së Ferizajt z. Qazim Rrahmani njëherit dhe zv.ministri i MKK-së i uroj mirëseardhje në subjektin e tij të PAI-së ku theksojë se: “Rruga e vetme dhe më e besueshme është subjekti politik i PAI-së , parti kjo ku mbizotron uniteti dhe bashkëvendosja politike”
Ndërsa Afrim Misini u shpreh se ka analizuar qartë aktivitetin dhe punën që po e bënë PAI , ku njëherit theksoi që PDAK është parti totalisht jo funksionale edhe për nga ana e respektimit të statutit partiak, gjë që në PAI ka vlersuar lartë funksionalitetin si parti politike duke respektuar edhe statutin partiak.
Kryetari i degës së Ferizajt z.Qazim Rrahmani bëri thirrje që ti bashkohen PAI-së sepse ka vend për të gjithë.
PAI-së nga PDAK, ju kanë bashkuar edhe 4 degë të PDAK nga Gjakova, Suharek, Rahoveci e Prizreni.