Ferizaj.30.12.2017. Klubi i karatesë Kastrioti” nga Ferizaj u zgjodh klubi më i suksesshëm në Kosovë për grupmoshat 7-14 nga Federata e Karatesë së Kosovës. Ndërsa, Raif Musa u zgjodh trajneri më i mirë për grupmoshat 7-14. Në mesin e laureatëve janë edhe: Alma Loki, Blinë Sadiku, Diellza Mahalla, Arbora Behluli, Valëza Loki, Denisa Shabani, Fitore Ramadani.
Presidenti i Federatës së Karatesë Ismet Krasniqi, u shpreh falënderues ndaj klubeve për punën që kanë bërë deri më tani duke thënë se viti 2018 do të jetë mjaft sfidues për këtë sport. “Ky sport tashmë është edhe sport olimpik dhe na pret sfidë shumë e madhe në garat e ardhshme sepse fillon numërimi i pikëve olimpike për “Tokio 2020” dhe ne së bashku shpresoj që do ta arrijmë këtë sfidë të madhe”, tha Krasniqi.