Ferizaj

Kastrioti fitues i Kupës së Kosovës në volejboll

By FerizajPress

April 05, 2018

Volejbollistet e Kastriotit janë fitues të Kupës së Kosovës në volejboll. Ndeshja finale për kupën e Kosovës në volejboll e cila është zhvilluar sot në Pallatin e Sporteve Bill Clinton në Ferizaj i ka sjellë ekipit ferizajas Kupën e Kosovës. Volejbollistet e Kastriotit sot në ndeshjen finale kanë mundur ekipin Drita nga Gjilani me rezultat 3:2 në sete. Ky është ekipi i ferzajaseve të cilat i sollën Ferizajt Kupën e Kosovës